Triple City në kuadër të organizimit të konkursit Future Agro Challenge Albania ju prezanton me anëtarët e jurisë që do të vlersojnë 15 startup-e në fushën agro më datë 14 korrik 2021 në ambientet e Universiteti Barleti.
Znj. Milva Ekonomi Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka një eksperiencë të gjatë në fushën e ekonomisë duke mbajtur poste shumë të rëndësishme në struktura drejtuese në institucione publike dhe private.
Ajo ishte Drejtore e Përgjithshme e Institutit Shqiptar të Statistikave gjatë periudhës 1994-2005, duke kryer një numër detyrash në lidhje me krijimin dhe funksionimin e statistikave zyrtare në vend.
Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Europianë KEE/OKB. Në vitin 2006, ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut. Punoi në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007.
Gjatë viteve 2007-2008 shërbeu si eksperte kryesore në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë në projektin “Për Mbështetjen e Sistemit Statistikor dhe Përgatitjen e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë”.
Gjatë 2013-2016 ajo mbajti pozicionin e Zëvendës Ministres së Shëndetësisë, ku udhëhoqi disa nga iniciativat e reformës shëndetësore.
Në Shkurt 2016 ajo u emërua në pozicionin e Ministres të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Aplikoni në: https://business-terminal.triplecity.al/future-agro-challenge-albania-2021/?fbclid=IwAR09LV58TafBzQFpZrWhEH9oLNZK-dne-g7kqUIUlaHdg_IM4jMXFO1ItOA